
Ditën e hënë rifilluan shërbimet konsullore në ambasadat shqiptare në Bruksel, Mynih dhe Selanik. Lajmin e bëri të ditur Ministri i Jashtëm Gent Cakaj.
Në një postim në Facebook, ai shkruan:
“Sot kanë rinisur edhe shërbimet konsullore në Përfaqësitë e Republikës së Shqipërisë në Bruksel, Mynih dhe Selanik. Kjo pasi lehtësimi i masave në vendet përkatëse ka mundësuar dhënien e shërbimeve.”
Cakaj pohon gjithashtu se ditët në vijim do të rifillojë puna dhe në përfaqësitë e tjera diplomatike.