Në listat shumëemërore të kandidatëve për deputet të dy partive më të mëdha në vend PD dhe PS bëjnë pjesë edhe shumë sipërmarrës. Bazuar në rezultatet e zgjedhjeve të 2013-së, rezulton se Partia Socialiste ka të paktën 11 sipërmarrës të renditur në vendet fituese përballë Partisë Demokratike me 3 sipërmarrës.
11 sipërmarrësit e regjistruar në listat e PS-së për zgjedhjet e 2015 janë:
Rakip Suli, Sadri Abazi, Fidel Ylli dhe Pjerin Ndreu — aktualisht deputetë të kuvendit.
Ndërkohë, 7 sipërmarrës do të ulen për herë të parë në kuvend. Ata janë:
Sadi Vorpsi në Tiranë,
Safet Gjici në Kukës,
Paulin Luli në Shkodër,
Ilir Xhakolli në Korçë,
Vullnet Sinaj në Vlorë,
Ilir Ndraxhi në Durrës,
Tatjana Piro në Fier.
Ndërsa, në listat e Partisë Demokratike, në zonën e fituesve të sigurtë, janë 3 sipërmarrës.
Astrit Veliaj në qarkun e Beratit, është aktualisht deputet në kuvend. Ndërsa 2 sipërmarrës të tjerë do të ulen për herë të parë në kuvend janë Agron Shehaj në Vlorë dhe Edmond Isaku në Dibër.