Cinizmi banal i Kryeministrit ndaj një fëmije

Cinizmi banal i Kryeministrit ndaj një fëmije

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një vizitë në Liceun Artistik në Tiranë. Gjatë një bisede me nxënës dhe mësues, një prej nxënësve ngriti dy gishta lart ndërkohë që Kryeministri ka qenë duke folur.

Kryeministri është acaruar nga ky xhest, ka ndërprerë fjalën dhe i është drejtuar adoleshentit me fjalët:

“Lëri more ato gishta mor, lëri mor lëri… Mbaji të 5 gishtat se të duhen t’i biesh pianos, mos i nda gishtat nga njëri-tjetri. Fut kokën poshtë dhe ngre dy gishtat, llogarit. Ndërkohë kokën duhet të mbash lart dhe gishtat duhet ti mbash bashkë, nejse…”.

Pasi ka mbaruar takimi, Kryeministri nuk e harroi veprimin e nxënësit dhe la këtë “porosi” për mësuesit e adoleshntit:

“… dhe ….ma kini kujdes atë me dy gishta se ka shumë gjasë të jetë një gjeni i keqkuptuar.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>