CNN ka pushuar nga puna tre punonjës që shkelën politikën e kompanisë duke ardhur në punë të pavaksinuar kundër Covid-19.
Jeff Zucker, presidenti i kompanisë mediatike njoftoi stafin në një memo të dërguar të enjten se vaksinat ishin të detyrueshme nëseshkonin në zyrë ose dilnin në terren në kontakt me punonjësit e tjerë.
Memo u postua për herë të parë në Twitter nga gazetari i CNN, Oliver Darcy. CNN nuk dha detaje mbi pushimet nga puna, apo ku ishin vendosur punonjësit.
Shumica e zyrave të CNN janë hapur tashmë në baza vullnetare, dhe Zucker tha se më shumë se një e treta e anëtarëve të stafit të lajmeve janë kthyer.
Drejtuesi i CNN tha se maskat do të kërkohen në zyrat e Atlantës, Uashingtonit dhe Los Angeles kur njerëzit nuk hanë, pinë ose ndodhen në një hapësirë të mbyllur.
Memo e CNN tha gjithashtu se kthimi në zyrë fizikisht i punonjësve pritej të shtyhej deri në mesin e tetorit.
Kompanitë e mëdha në të gjithë vendin po vendosin vaksinimin e detyrueshëm për punonjësit që duan të kthehen në zyrë.