
Shefja e Infektivit, Najada Çomo deklaroi se pranoi ftesën e kryeministrit Edi Rama për të qenë pjesë e listave, për të reflektuar mbi punën e bërë në spitale.
Përmes një videomesazhi, Çomo shprehet se në parlament do të përpiqet të kujdeset për shëndetin e popullatës.
“E pranova ftesën sepse kush më mirë se mua ta reflektojë punën e madhe të bërë në spitalet COVID, besoj të vlefshme, për mbarëvajtjen e shëndetit të popullatës dhe për ta bërë më të mirë këtë pjesë të politikës që jemi sot.”
Çomo tha se Rana ka dhënë një suport të madh ndaj mjekëve e spitaleve gjatë pandemisë. Ajo i konsideroi masat e marra nga qeveria mjaft efikase për parandalimin e përhapjes së virusit.