Në vetëm pak javë Covid-19 është bërë shkaku numër një i vdekjeve në Amerikë.
Numri i vdekjeve të shkaktuara nga koronavirusi është më shumë se pesë herë më i madh se sa numri i vdekjeve të shkaktuara nga bombardimet e Luftës së Dytë Botërore, shkruan Washington Post.
Javën e fundit, Covid-19 ka shkaktuar më shumë vdekje se sa kanceri, sëmundja e dytë më vdekjeprurëse në SHBA.
Përpara Covid-19 renditen vetëm vdekjet e ndodhura nga sëmundjet e zemrës. Përkatësisht nga mesi I marsit deri më sot, nga sëmundjet e zemrës kanë vdekur 12 626 persona, nga Covid-19 kanë vdekur 12 392 persona dhe nga kanceri kanë vdekur 11 437 persona.
Për shkak të paqartësisë në numrat e deklaruar të vdekjeve, epidemiologët dhe staticienët thonë se do të duhet rreth një vit për të llogaritur numrin e saktë të vdekjeve.
Por, pavarësisht paqartësisë, Covid-19 është tashmë vrasësi më i madh në shumë vende të botës.