Vetëizolohet Albin Kurti, kontaktoi njerëz me koronavirus

Nga Exit News
Vetëizolohet Albin Kurti, kontaktoi njerëz me koronavirus

Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti është vetëizoluar në shtëpi pasi ka pasur kontakte me një zyrtar të lartë, i cili ka pasur kontakte me një të infektuar me Covid-19.

një mesazh në Facebook, Kurti njoftoi se ai bashkë më të tjerë zyrtarë të cilët kanë pasur kontakte me të infektuarit do të izolohen për 14 ditë, siç e parashikojnë protokollet ndërkombëtare.

Kurtit dhe zyrtarëve të tjera i janë marrë kampionet për testim dhe janë në pritje të rezultateve.

Kryeministri Kurti njoftoi se do të vazhdojë punën nga shtëpia.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>