4 pacientë të rinj me Covid-19 janë zbuluar në 24 orë, duke shënuar për të dytën ditë radhazi shifrën më të ulët të të infektuarve ditorë në dy muajt e fundit.
Të infektuarit e rinj janë:
- 2 në Krujë, duke e çuar totalin e të infektuarve aktivë në 51,
- 1 në Tiranë, duke e çuar totalin e të infektuarve aktivë në 70,
- 1 në Berat, duke e çuar totalin e të infektuarve aktivë në 1.
Në Berat e infektuara e re është ekonomistja e Ujësjellësit të Beratit. Ajo ka pasur temperaturë tre ditët e fundit dhe pas bërjes së analizave, ka rezultuar e infektuar.
Ekonomistja është izoluar në shtëpinë e saj. Ndërkohë ISHP po teston punonjësit e Ujësjellësit për të parë nëse ka të prekur të tjerë mes tyre.
Berati ishte shpallur zonë e gjelbër dhe prej disa ditësh nuk kishte regjistruar më të infektuar. Nuk dihet ende se si mund të jetë infektuar punonjësja e Ujësjellësit.
Për të infektuarit e rinj në Krujë dhe Tiranë nuk ka ende informacione.