Covid-19 në 24 orë: Në Krujë, të infektuarit shkuan në një varrim

Nga Exit News
Covid-19 në 24 orë: Në Krujë, të infektuarit shkuan në një varrim

42 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke shënuar numrin më të lartë të rasteve që prej fillimit të epidemisë në vend.

Të infektuarit e rinj janë:

  • 21 raste në Tiranë, duke e çuar totalin e të infektuarve aktivë në 205,
  • 9 në Shkodër, duke e çuar totalin e të infektuarve aktivë në 38,
  • 4 në Durrës, duke e çuar totalin e të infektuarve aktivë në 14,
  • 3 në Krujë, duke e çuar totalin e të infektuarve aktivë në 27,
  • 2 në Lushnje, duke e çuar totalin e të infektuarve aktivë në 6,
  • 1 rast në Pukë, duke e çuar totalin e të infektuarve aktivë në 1,
  • 1 rast në Berat; duke e çuar totalin e të infektuarve aktivë në 1,
  • 1 rast në Urën Vajgurore, duke e çuar totalin e të infektuarve aktivë në 1.

Mes të infektuarve të rinj ka kontakte të personave të diagnostikuar më parë, por ka dhe raste të reja në Durrës, Berat, Pukë, Shkodër, për të cilët po vazhdon hetimi epidemiologjik.

Puka, Lushnja dhe Berati rikthehen në hartën e vendeve të prekura me Covid-19, pas disa javësh pa asnjë të infektuar.

Në Shkodër, 7 prej të infektuarve janë kontakte të personave të sëmurë më parë dhe dy janë raste të reja, një është personel mjekësor dhe një tjetër është punonjës i Sigurimeve Shoqërore.

Në Durrës, 2 prej 4 të infektuarve të rinj janë familjarë të një burri, i infketuar dje. Një rast tjetër është një i moshuar që kishte qenë në spital për vizitë.

Në Krujë, 3 të infektuarit kishin marrë pjesë në një ceremoni mortore.

Në Berat, i infektuari është një banor i lagjes Barrikadë. Nuk dihet ende se si mund të jetë infektuar ai. ISHP po vazhdon hetimin epidemiologjik.

Në Urën Vajgurore, pacienti dyshohet se është infektuar në një spital në Tiranë, ku ka shkuar për të vizituar të shoqen e shtruar për një sëmundje tjetër.

Në Lushnje, dy të infekturit  janë vijim i zinxhirit të të prekurve të mëparshëm me këtë virus. Ata janë asimptomatikë.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>