
26 pacientë të rinj me Covid-19 janë zbuluar në 24 orët e fundit – duke vazhduar trendin rritës të të infektuarve ditorë të ditëve të fundit.
Të gjithë pacientët e rinj janë në Tiranë, e cila ka aktualisht 122 të infektuar aktivë.
12 prej të infektuakve të rinj janë zbuluar në QSUT – mjekë, infermierë dhe sanitarë.
Ata janë infektuar pasi kanë pasur kontakte me një infermiere, e cila rezultoi pozitive 3 ditë më parë.
Në 2 ditët e fundit janë gjetur 20 të prekur në QSUT, personel shëndetësor dhe pacientë, të gjithë të infektuar nga infermierja.
Sipas ISHP-së, infermierja ka pasur simptoma të Covid-19 dhe ka vazhduar të shkojë në punë. Ajo është zbuluar se ishte e infektuar nga një kontroll në spital. Në përgjigje të përgjigjes së testit, asaj i është kërkuar të izolohet në shtëpi, por ajo ka vazhduar të shkojë në punë, duke infektuar pacientë, mjekë, infermierë dhe sanitare.