Covid-19 në 24 orë: Rekord rastesh të reja dhe shtrimesh në spital

Nga Exit News
Covid-19 në 24 orë: Rekord rastesh të reja dhe shtrimesh në spital

48 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar në 24 orët e fundit, duke shënuar numrin më të lartë të rasteve që prej fillimit të epidemisë në vend.

Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 52 pacientë, prej tyre 7 janë në terapi intensive dhe një i intubuar.

Ky është numri më i lartë i pacientëve të hospitalizuar që prej fillimit të pandemisë në vend.

Të infektuarit e rinj janë:

  • 24 raste në Tiranë, duke e çuar totalin e të infektuarve aktivë në 220,
  • 8 në Krujë, duke e çuar totalin e të infektuarve aktivë në 40,
  • 4 në Durrës, duke e çuar totalin e të infektuarve aktivë në 19,
  • 3 në Kamëz, duke e çuar totalin e të infektuarve aktivë në 26,
  • 3 në Fier, duke e çuar totalin e të infektuarve aktivë në 3,
  • 2 në Lezhë, duke e çuar totalin e të infektuarve aktivë në 3,
  • 2 në Pukë, duke e çuar totalin e të infektuarve aktivë në 9,
  • 1 rast në Gjirokastër; duke e çuar totalin e të infektuarve aktivë në 1,
  • 1 rast në Elbasan, duke e çuar totalin e të infektuarve aktivë në 4.

Në Durrës, një prej të infektuarve është punonjës i Bashkisë së Durrësit. ISHP po teston të gjithë punonjësit që kanë pasur kontakte me të infektuarin. Dy të tjerët janë pjestarë të një familjeje.

Në Krujë, të gjithë të infektuarit e rinjë janë kontakte të pacientëve të mëparshëm.

Në Lezhë, dy të infektuarit kishin marrë pjesë në një event familjar në Pukë, ku dyshohet se janë prekur nga virusi.

Për herë të parë pas disa ditësh me shumë të infektuar, qyteti i Shkodrës nuk ka asnjë të infektuar të ri.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>