Covid-19 në 24 orë: Rritja e të infektuarve ditorë rrezikon rikthimin e masave për qytetarët

Nga Exit News
Covid-19 në 24 orë: Rritja e të infektuarve ditorë rrezikon rikthimin e masave për qytetarët

18 pacientë të rinj me Covid-19 u zbuluan në 24 orët e fundit, duke shënuar për ditën e dytë radhazi rritje në numrin e të infektuarve ditorë.

Dy ditët e fundit janë zbuluar 18 pacientë të rinj në ditë, në ndryshim me fillimin e javës kur kishte vetëm nga 4 pacientë të rinj.

Duket se rihapja e pjesës më të madhe të bizneseve dhe lehtësimi i masave të qarkullimit të qytetarëve ka rritur ndjeshëm numrin e të infektuarve.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu paralajmëroi sot se qeveria mund të rikthejë masat kufizuese ndaj qytetarëve, nëse vazhdon trendi rritës i të të infektuarve ditorë.

Shpërndarja e të infektuarve të rinj është:

  • 7 në Durrës, duke e çuar totalin e të infektuave aktivë në 9,
  • 5 në Berat, duke e çuar totalin e të infektuave aktivë në 10,
  • 4 në Tiranë, duke e çuar totalin e të infektuave aktivë në 77,
  • 2 në Krujë, duke e çuar totalin e të infektuave aktivë në 46.

Në Durrës, 7 të infektuarit e rinj janë punonjës në të një fasonerie në zonën e plazhit.

Në Berat, 5 të infektuarit e rinj janë anëtarë të së njëjtës familje. Ata janë familjarë të ekonomistes së ndërmarrjes së ujësjellësit të qytetit, e cila u diagnostikua e para me Covid, ditën e hënë.

Pas rezultateve pozitive të testeve të familjarëve të ekonomistes, ISHP dyshon se e para që mund të jetë infektuar është mamaja e ekonomistes. Ajo punon infermiere në Spitalin e Beratit dhe dyshohet se mund të jetë infektuar gjatë punës. ISHP po teston 54 kolegë të infermieres në spital.

Në Krujë, 2 të infektuarit e rinj janë kontakte të pacientëve të mëparshëm, të infektuar me Covid-19 gjatë punës në fasoneritë, që tashmë prej 4 javësh janë vatra kryesore e infeksionit në këtë qytet.

Në Tiranë, të infektuarit e rinj janë po ashtu, kontakte të pacientëve të mëparshëm.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>