
Një zyrtar i Departamenti amerikan të Shtetit u shpreh sot për Zërin e Amerikës se DASH po vëzhgon gjendjen në Shqipëri, pas komenteve të Presidentit Meta. Zyrtari amerikan tha për Zërin e Amerikës se “respektimi i ligjit është mbi të gjitha”.
“Qëndrimi i Shteteve të Bashkura nuk ka ndryshuar” dhe se “vazhdimi i përparimit me reformat është jetik për stabilitetin dhe begatinë e Shqipërisë, si dhe për çuarjen përpara të synimit tonë të përbashkët, atë të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, raporton Zëri i Amerikës.
Presidenti Meta komentoi dje deklaratën e Ambasadës amerikane në Tiranë se palët, Kuvendi dhe Presidenti duhet t’i drejtohet Komisionit të Venecias për të zgjidhur ngërçin e krijuar në Gjykatën Kushtetuese. Sipas, ambasadës opinioni i Venecias duhet të zbatohej nga të gjitha palët.