Debati në Këshillin Bashkiak mes Erion Veliaj e Leonard Ollit – Pa koment

Debati në Këshillin Bashkiak mes Erion Veliaj e Leonard Ollit – Pa koment

Leonard Olli: Për çfarë ju bezdis se çfarë thotë secili nga ne. Mbani shënime dhe kundërshtoni. Le të mos anashkalojmë të qenit qytetar, kur nuk e bën as qytetari i parë i Tiranës, çfarë prisni nga të tjerët.

Erion Veliaj: Ambicia ime është ta bëj Tiranën si Korçën e si mos më mirë

Leonard Olli: Po çfarë flisni, ku kemi hotele me 4 apo 5 yje ne këtu.

Erion Veliaj: Në Tiranë kemi 2 dhe një të tretë. Po ju vini këtu dhe më flisni për taksat e moteleve. Se besoj që qytetarët normalë rrinë në motele. Nëse rrini ju ky është problemi juaj. Një parti që thotë jam këtu për taksën e moteleve, kjo nuk është as interes publik

Leonard Olli: Ty të ka dhënë mami shtëpi, ke shumë

Erion Veliaj: Ty s’të pjerdh hiç

Leonard Olli: Ti je idiot

Erion Veliaj: Kur munda shefat e tu, ti je kot

Leonard Olli: Ti je idiot

Erion Veliaj: Qytetarët rrinë në shtëpi, në hotele rrinë biznesmenë. Nuk na vjen turizëm për plazh është tjetër gjë politika në bregdet. Në Tiranë vijnë zakonisht për 2,5 euro për 4 deri 5 yje hotele.

Erion Veliaj: Shkoni flini në shtëpitë tuaja, mos u merrni me motelet. Flasim pak për cështjen e tabelave…

Leonard Olli: Mos na fyej, do ndërpresim sencën

Erion Veliaj: Do të vish këtu hajde ulu

Fabian Topollaj: Ti je legen

Erion Veliaj: Mësohu me kulturë. Sillu si i rritur, do i integrojmë të gjithë në Tiranë me rregulla. Qytetaria është e vështirë mësohet. Po mësohet siç po e mësojmë të gjithë.

Fabian Topollaj: Po se ju s’keni lindur qytetar ndaj.

Leonard Olli: Çfarë duhet të presim ne, të na shajnë me rob shpie.

Erion Veliaj: Mos e prish gojën. Je në Tiranë, fol mirë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>