Qendra Europiane për Lirinë e Medias (ECPMF) raportoi në Komisionin për Punët e Brendshme, në Parlamentin Evropian padinë e kryer nga Belioza Coku, ish-shefe e kabinetit të Ministrisë së Mbrojtjes aktualisht shefe kabineti e ministries së Jahstme) kundër gazetares Juliana Ristani, si rast i intimidimit të gazetarëve nga punonjës civil përmes ligjit civil dhe penal.
Raportimi u krye nga drejtoresha e ECPMF, më 3 qershor kështu:
“Në Shqipëri kemi regjistruar 3 raste të ndryshme. Një çështje e nisur nga Belioza Coku, shefe e kabinetit të Ministrisë së Mbrojtjes kundër gazetares Juliana Ristani.
Hetimi përqëndrohet tek një artikull i publikuar me pretendimet se Ministria e Mbrojtjes ka manipuluar listën e studentëve për përfitimin e bursave të NATO-së. Kjo do të thotë se fituesi u hoq nga vendi i parë. Shkelje dhe presion ndaj studentëve.
Coku kërkoi 40 mijë euro kompesim”.
Unioni i Gazetarëve e ka konsideruar padinë ndaj gazetares Juli Ristani akt intimidues dhe presioni, në dhjetor 2020.
Ministria e Mbrojtjes paditi gazetaren Juli Ristani dhe dy media pasi publikoi ankesën e prindërve të një studenti studenti garues për një bursë mjekësie, të cilët pretendonin se konkursi u manipulua.
Artikulli u publikua në gazetën Shqip, ku paraqet një dokument ku fillimisht studenti, kandidat për një bursë nga qeveria e Greqisë në kuadër të NATO-s renditet i pari, por më pas kriteret ndryshojnë dhe ai nuk e fiton më bursën.
Prindërit e studentit deklarojnë se janë kërcënuar nga punonjësa e MB, Belioza Çoku.