Ilir Meta, 22 Janar 2011:
“Dje e gjithë Shqipëria pa se kush është fytyra e vërtetë e Edi Ramës. Ai sadisti që dhunën e ka pasur pasion edhe ndaj familjarëve të tij, dje nxori fytyrën e vërtetë përmes halabakëve dhe kriminelëve që goditën për orë të tëra institucionet dhe forcat e rendit. Fytyrat e tyre janë fytyra e vërtetë e Edi Ramës përpara të gjithë shqiptarëve dhe përpara të gjithë botës.”
“Edi Rama… duke qenë në fundin e tij si politikan duke humbur çdo lloj logjike alternative dhe përgjegjësie politike iu drejtua krimit të organizuar për të mobilizuar gjithë krimin edhe atë ordiner të cilin e patë dje se si sulmonte dhe dhunonte policinë se si sulmonte dhe dhunonte dhe donte të pushtonte Kryeministrinë.”
“Edi Rama doli para medieve për t’u thënë të gjithëve dhe për t’i bërë budallenj të gjithë qytetarët shqiptarë se ishin provokuar halabakët e tij kriminelët e tij nga makinat me ujë kur të gjithë e panë se për gati një orë banditët kriminelët kokëpalarët të droguarit e Edi Ramës dhunuan sulmuan me ç’patën mundësi policët e këtij populli të cilët janë njerëz të cilat janë familjarë të cilët kanë fëmijë të cilët kanë kushërinj të cilët kanë farefis dhe që duruan që u vetëpërmbajtën që u vetësakrifikuan pikërisht për të mos dëmtuar halabakët kriminelët të cilët donin të merrnin dje pushtetin.”
“Sepse kështu u ishte premtuar të gjithë atyre që u sollën në Tiranë se dje do të merrej pushteti nga Edi Rama… [ky] bastard i cili nuk ka më asgjë politike, i cili e zëvendësoi Partinë Socialiste me krimin e organizuar dhe ordiner, i cili ndyu dje Tiranën, i cili gjakosi dje Tiranën.”
Sali Berisha, 21 janar 2011:
“Nën drejtimin direkt të Edvin Kristaq Ramës të vendosur në kullat karshi, falangat e krimit, grupe banditësh, trafikantësh dhe terroristësh në përbërje të të cilëve ishin rreth 200-300 vetë, pasi qytetarët nuk lejuan të infiltrohen në dhunë. [P]ër orët të tëra tentuan të rrethojnë kryeministrinë e vendit dhe të vendosin pushtetin e dhunës. Skenari i tyre ishte: duhej me çdo kusht të mirrej kryeministria, parlamenti dhe ministritë. Në këto përleshje kanë humbur jetën tre qytetarë dhe janë plagosur shumë të tjerë.”
“Unë gjithashtu sot jam këtu për të shprehur vlerësimin tim më të madh për të falënderuar me mirënjohje të thellë policinë e shtetit për shkallën më të lartë të profesionalizimit, të përgjegjësinë, gjakftohtësisë, me të cilën ajo bëri që të dështojë skenari i trojkës Rama-Ruçi-Gjinushi.”
“Një falënderim dua t’u bëj qytetarëve të Tiranës që braktisën aventurën e trojkës Ruçi-Rama-Gjinushi. Me qeverinë e tyre bënë që ajo të marrë përgjigjen e merituar.”