Del protokolli për zhvillimin e mësimit në universitete

Nga Exit News
Del protokolli për zhvillimin e mësimit në universitete

Mësimi në universitete nga 2 nëntori do ë zhvillohet sipas protokolleve të vendosura nga Ministria e Shëndëtësisë për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

Të gjithë studentët dhe pedagogët duhet të jenë të pajisur me maska dhe gjatë zhvillimit të mësimit, do të zbatojnë distancimin social.

Studentët dhe stafi pedagogjik do të kontrollohen me matës temperature në hyrje të godinës.

Në rast të zbulimit të ndonjë studenti të infektuar, e gjithë klasa do të zhvillojë mësimin online për dy javët në vazhdim.

Universitetet, publike dhe private, kanë afat deri në 2 nëntor për të marrë të gjitha masat e nevojshme dhe për siguruar kushtet për zhvillimin e mësimit sipas rekomandimeve të ministrisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>