Delegacioni i BE-së në Tiranë përgënjeshtron akuzat për ndërhyrje në gjykimin e çështjes së Teatrit Kombëtar

Nga Exit News
Delegacioni i BE-së në Tiranë përgënjeshtron akuzat për ndërhyrje në gjykimin e çështjes së Teatrit Kombëtar

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri përgënjeshtroi deklaratën e përfaqësueses së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Adriana Kalaja drejtuar Ambasadorit Luigi Soreca. Delegacioni paralajmëroi se mund t’i denoncojë për shpifje këta persona.

Një një njoftim për median, të publikuar në Facebook, BE e quajti shpifje deklaratën se Ambasadori Soreca u takua me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese Tusha për të ndikuar për vendimin e çështjes së Teatrit Kombëtar.

Deklarata e plotë e Delegacionit:

Delegacioni i BE-së në Shqipëri konfirmon që Ambasadori Soreca është takuar me Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Znj. Vitore Tusha, mëngjesin e 16 qershorit 2021.

Takimi ishte pjesë e një serie takimesh që Ambasadori po zhvillon gjatë ditëve të fundit me të gjithë kryetarët e institucioneve të drejtësisë për të diskutuar mbi gjendjen e zbatimit të reformës në drejtësi në Shqipëri.

Gjatë takimit nuk pati asnjë diskutim në lidhje me çështjen e hapur në Gjykatë mbi Teatrin Kombëtar.

Delegacioni i BE-së në Shqipëri dhe Ambasadori Soreca vazhdojnë të mbështesin fuqimisht dhe në mënyrë sistemike pavarësinë e të gjitha institucioneve gjyqësore shqiptare.

Delegacioni i BE-së rezervon çdo të drejtë për të ndjekur ligjërisht deklaratat e bazuara në shpifje të bëra sot në media.

Deklarata e plotë e Adriana Kalasë, përfaqësuese e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar:

Në ditët e vendimit të çështjes së Teatrit, Ambasadori Soreca ka takuar kryetaren e Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha.

“Takimi nuk është bërë publik. Soreca ka dalë nga dera e pasme e Gjykatës Kushtetuese. Ne jemi të shqetësuar pse Soreca duhet të vijë në ditën e çështjes së Teatrit Kombëtar.

Në kërkesat tona kemi kërkuar të bëhet publike nëse takimi ka qënë i programuar, cili ka qënë objekti i bisedimeve dhe pse takimi ndryshe nga takimet e tjera nuk u bën publik, duke cënuar pavarësinë e drejtësisë, Gjykaës Kushtetiese. Ne kemi kërkuar edhe sekuestrimin e kamerave të GJK”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>