Delegacioni kosovar takohet me atë serb në shtator

Nga Exit News
Delegacioni kosovar takohet me atë serb në shtator

Delegacioni kosovar do të takohet me atë serb në shtator në vazhdën e bidesimeve për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Lajmi u dha nga i Dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, përmes një statusi në rrjetin Tëitter.

“Sot kam pasur diskutime thelbësore të ndara me Zëvendëskryeministrin e Parë të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe me Drejtorin e zyrës serbe për Kosovën, Petar Petkoviç, në lidhje me përgatitjet për takimin e ardhshëm të Dialogut në nivel Kryenegociatorësh në fillim të shtatorit,” shkruan Lajçak.

Dialogu mes vendeve ka qënë i përqëndruar në dy nivele: në nivel grupesh negociatore, udhëhequr nga Bislimi – Petkoviç dhe në nivel të lartë mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiç.

Këta të fundit zhvilluan dy takime, përkatësisht më 15 qershor dhe 19 korrik, por asnjëri prej tyre nuk pati rezultate të kënaqëshme. Në këtë të fundit, Lajçak pati takime të ndara me Kurtin dhe Vuçiç-in.

Palët parashtruan pretendimet, por nuk pati dakordësi për asnjërën prej çështjeve të ngritura.

Më parë Lajçak ka lënë të kuptohet se arritja e një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës kushtëzon edhe liberalizimin e vizave mes kësaj të fundit dhe BE-së.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>