Departamenti Amerikan i Shtetit: Shqipëria për të dytin vit radhazi shpallet vend kryesor i pastrimit të parave

Departamenti Amerikan i Shtetit: Shqipëria për të dytin vit radhazi shpallet vend kryesor i pastrimit të parave

Departamenti i Shtetit e ka futur zyrtarisht Shqipërinë në listën e Vendeve Kryesore të Pastrimit të Parave në botë për të dytin vit radhazi. Ky vendim është bërë i njohur në Raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Kontrollin e Narkotikëve për vitin 2018, i cili sapo është bërë publik.

Raporti i këtij viti, i cili mbulon si periudhë vitin 2017, është gati njësoj me raportin e publikuar nga DASH vitin e kaluar.

Sipas përcaktimeve ligjore, qeveria amerikane konsideron Vend Kryesor të Pastrimit të Parave një vend ku “institucionet financiare të të cilit janë të përfshira në transferta parash që përfshijnë sasi të ndjeshme të ardhurash që burojnë nga trafiku ndërkombëtar i drogës.”

Në raport shkruhet se arsyeja kryesore për futjen e Shqipërisë në vend kryesor të pastrimit të parave janë “sasitë e mëdha kesh dhe informalitet i lartë i ekonomisë”.

Ndër krimet më fitimprurëse në Shqipëri listohen “trafikimi i drogës, evazioni fiskal, trafikimi i qënieve njerëzore. Shqipëria ka një treg të zi domethënës për trafikimin e të mirave, dhe trafikimi lehtësohet edhe nga kontrolli i dobët në kufi dhe nga punonjësit e doganave”.

“Mënyrat më e mirë për të fshehur të ardhurat e paligjshme janë aktivitetet e shit-blerjes së pronave të paluajtshme, në veçanti në bregun e detit, projektet e zhvillimit (ndërtimi) dhe lojrat e fatit. Forcat e rendit e pranojnë se duhet të luftohet aktiviteti i pastrimit të parave por deri më ato janë të paefektshme në luftimin e këtij fenomeni”, — saktësohet në raport.

Raporti, njësoj si dy raportet e mëparshëm të publikuara nga DASH thekson se Shqipëria nuk dënon korrupsionin në nivele të larta dhe zyrtarët e lidhur me krimin.

“Pavarësisht akuzave të shpeshta, publike dhe në shumë raste të besueshme për korrupsion dhe aktivitet kriminal kundër zyrtarëve të nivelit të lartë në politikën shqiptare, sistemi shqiptarë i drejtësisë ka pak suksese në heitmin dhe dënimin e korrupsionit në nivele të larta”, — shkruhet në raport.

Për trafikimin e drogës në Shqipëri, raporti sërisht thotë se Shqipëria është bazë e krimit të organizuar, pikë e rëndësishme e trafikut ndërkombëtar të drogës, vend ku pastrohen lehtë paratë dhe ku sundon korrupsioni i shfrenuar.

“Shqipëria prodhon dhe eksporton sasi të mëdha marjuane, së pari për përdorim në tregun evropian; ajo shërben si vend tranzit për heroinën dhe kokainën afgane, duke shërbyer si një rrugëdalje kyçe për shpërndarjen e heroinës në të gjithë Evropën. Shqipëria shërben si një bazë për operacionet e organizatave rajonale të krimit të organizuar. Të ardhurat e paligjshme, ato mund t’i pastrojnë lehtësisht në Shqipëri,”— shkruan raporti

Raporti përgatitet çdo vit nga Departamenti i Shtetit për Kongresin e SHBA-ve dhe mbulon gjendjen dhe përpjekjet vendeve të ndryshme të botës në luftën kundër drogës dhe pastrimit të parave.

Më poshtë mund të gjeni gjetjet kryesore të raportit, të cilat janë:

Droga

Shqipëria ka miratuar ligje për evropiane për luftën kundër drogës, por zbatimi i tyre nuk është në përputhje me standartet ndërkombëtare.

Shqipëria mbetet një vend tranzit për trafikimin e drogës dhe një burim i rëndësishëm i kanabisit, që rritet kryesisht në zonat malore të vendit.

Numri i sekuestrimeve dhe arrestimeve lidhur me drogën është rritur dramatikisht gjatë viteve të fundit, e nxitur kryesisht nga presioni ndërkombëtar dhe përpjekja e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimi Evropian (BE).

Sidoqoftë, ka ende dyshime për qëndrueshmërisë e qeverisë për të vazhduar këtë luftë.

Shqipëria shërben si vend tranzit për kalimin e drogës në Bosnjë dhe Hercegovinë e më pas në të gjitha vendet e Evropës.

Në 2016, autoritete italiane sekuestruan 71 ton metrikë drogë të paligjshme, ku vetëm nga Shqipëria ka sekuestruar 41 ton metrik marjuanë; 12,825 doza amfetamine; dhe 44.85 kg amfetaminë pudër.

Korrupsioni

Megjithëse vazhdimisht arrestohet dhe gjykohen persona të lihur me trafikun e dorgës, ka pasur disa prokurorë të cilët kanë menaxhuar apo organizaur trafikun ose të cilët kanë përfituar politikisht apo financiarisht nga mbështetja e figurave të krimit të organizuar. Korrupsioni në sistemin e drejtësisë vazhdon të mbetet i lartë.

Pavarësisht se paga e një gjyqatri në Shqipëri është rreth 10 mijë euro në vit, ILDKPKI gjeti në 2015 se 35 për qind e gjyqatrëve kanë deklaruar 250 mijë euro asete, ndërsa dis atë tjerë kanë deklaruar miliona.

Në vitin 2017, Gjykatësja e Gjykatës së Lartë Majlinda Andrea dhe bashkëshorti I saj u dënuan për marrjen e 50 mijë euro rryshfet në një gjyq për pronësinë.

Ndihma e SHBA-ve për qeverinë shqiptare

SHBA-të i kanë dhënë asistencë qeverisë shqiptare për të reformuar sistemin e tij ligjor të paefektshëm dhe të korruptuar dhe për forcimin e kapaciteteve ligjzbatuese.

Ndihma e SHBA-ve përqendrohet në mbështetje për krijimin e Prokurorisë Speciale Anti Korrupsion (SPAK), e cila ka për qëllim direkt identifikimin e korrupsionit në nivele të larta dhe krimin e organizuar, dhe zbatimin e reformës në drejtësi.

SHBA-të po ndihmojnë autoritetet shqiptare të vendosin një Byro Kombëtare të Hetimit, me qëllim hetimin e korrupsionit në nivele të larta dhe krimit të organizuar. SHBA-të vazhdojnë të mbështesin integrimin gjinor në Policinë e Shtetit.

Ka pasur një rritje të madhe të adoptimit të ligjeve evropiane në Shqipëri në 2017 përsa i përket kërcënimeve kriminale nga personat me kombësi shqiptare në disa vede anëtare të BE-së. Autoritete amerikane të zbatimit të ligjit vazhdojnë të punojnë ngushtësisht me palën shqiptare dhe evropiane për të luftuar krimin në dissporën shiptare.

SHBA-të i japin ndihmë financiare Shqipërisë për menaxhimin e integruar të kufijve, në përdorimin e analizës së riskut për të indentifikuar trafikantët e mundshëm, si dhe për trajnimin e hetuesve të trafikimit të dorgës dhe për promovimin e reformës në drejtësi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>