Deputetët gjermanë: Disa vende të BE-së nuk e duan zgjerimin

Deputetët gjermanë: Disa vende të BE-së nuk e duan zgjerimin

“Jo të gjithë vendet e Bashkimit Evropian janë dakord për zgjerimin e BE-së.”

Kështu deklaruan deputetët gjermanë në një konferencë për shtyp, sot, pas përfundimit të vizitës në Tiranë.

Delegacioni i deputetëve të Bundestagut, pjesë e grupit parlamentar për bashkëpunim ndërmjet Gjermanisë dhe Evropës Juglindore përbëhej nga Josip Juratovic i partisë SPD, Renata Alt e partisë  FDP, dhe Hansjörg Müller nga partia AfD, ndërsa koalicioni qeverisës i partive CDU-CSU nuk ka sjellë përfaqësues.

Në lidhje me krizën në vend, deputetët u shprehën se:

“Nëse kushtetuta parasheh se zgjedhjet do të duhen të bëhen në atë moment kohor, atëherë ata duhen të zhvillohen në këtë moment. Nëse kjo është një krizë politike apo jo, këtë do ta tregojë e ardhmja.”

Më herët ata u takuan edhe me Kreun e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>