Deputetët rus kalojnë ligjin që zgjat sundimin e Putinit

Nga Exit News
Deputetët rus kalojnë ligjin që zgjat sundimin e Putinit

Ligjvënësit rusë miratuan të mërkurën legjislacionin që lejon presidentin Vladimir Putin të mbajë detyrën për dy mandate shtesë, raporton France24.

Në këtë mënyrë, hapet rruga që ai të qëndrojë në pushtet deri në 2036.

Putin propozoi ndryshimin si pjesë e reformave kushtetuese që rusët mbështetën me shumicë në votimin e viti të kaluar.

Ato përfshijnë masa ekonomike populiste dhe vlera konservatore të shpallura prej Kremlinit.

Reformat përmendin një klauzolë për mbështetjen e “besimit në Zot në vend” dhe një tjetër që ndalon në mënyrë martesat homoseksuale.

Projekt-ligji i miratuar të mërkurën  e lejon Putinin të garojë sërish në zgjedhjet presidenciale, pasi të skadojë mandati i tij aktual në 2024.

Dhoma e sipërme e parlamentit është vendosur të shyrtojë në fund të muajit.

Kundërshtarët e Kremlinit kritikuan iniciativën vitin e kaluar, duke e quajtur atë një pretekst për të lejuar Putinin të bëhet “president gjithë jetën”.

Ai erdhi në pushtet si president në 2000 dhe shërbeu dy mandate radhazi katër-vjeçar.

Më pas i la vendin aleatit Dmitry Medvedev për një mandat para se të rikthehej në Kremlin në 2012.

Referendumi i mbajtur vitin e kaluar regjistroi 78 përqind të votave në favor të reformave.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>