Në forumin “Perspektivat për një të ardhme evropiane të vendit”, organizuar të mërkurën nga organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer dhe Akademia Politike, ishte edhe deputeti austriak Reinhold Lopatka.
Duke folur për perspektiven europiane të Shqipërisë, ai u shpreh se Austria ka qënë gjithmonë ka qenë në favor të anëtarësimit në BE të shteteve të Ballkanit Perëndimor.
“Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit jane thelbësore për mbështetjen tonë për vende si Shqipëria”, tha Lopatka.
Ai siguroi se Austria do të vazhdojë të punojë për afrimin e Shqipërisë me BE.
Më herët në këtë forum ka folur edhe kreu i partisw gjermane CDU, Armin Laschet, i cili evidentoi se e keqja më e madhe e Shqipërisë vazhdon të jetë korrupsioni, që pengon edhe modernizimin e vendit.