Ralf Gjoni, deputeti i opozitës parlamentare, është infektuar me koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai.
Gjoni i bëri apel qytetarëve të tregohen të kujdesshëm pasi virusi po përhapet kudo me shpejtësi:
“Kam kuptuar nga bisedat me mjekë e kolegë që gjatë dy javëve të shkuara, virusi është përhapur me shpejtësi të frikshme pa u ndjerë fare.
Kjo përhapje ka ndodhur në ambjente publike, dhe patjetër edhe në institucione shtetërore, përfshirë parlamentin.
Njerëzit po tregohen të pakujdesshëm dhe po refuzojnë të kuptojnë se Covid19 do disa ditë që të inkubohet në trup.”
Pak orë më parë, njoftoi se është infektuar me Covid-19 edhe kryebashkiaku Veliaj.