Deputetja e PDK-së akuzon për kërcënim bashkëshortin e presidentes Osmani

Nga Exit News
Deputetja e PDK-së akuzon për kërcënim bashkëshortin e presidentes Osmani

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Floretë Zejnullahu ka deklaruar se u kërcënua nga Prindon Sadriu, bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani, raporton Koha.net.

Zenjullahu deklaroi në Kuvendin e Kosovës të hënën se Sadriu e kërcënoi atë përmes një letre, pasi kjo kishte folur për pasurinë e familjes së tyre.

“Ai ka marrë guximin që të kërcënojë deputete të Kuvendit të Kosovës, pas publikimit të fakteve ndaj tij dhe bashkëshortes së tij. Ai ka menduar se përmes kësaj letre kërcënuese mund të frikësohem dhe të hesht”, ka thënë ajo në Kuvendin e Kosovës.

Deputetja Zejnullahu shtoi se Sadriu “ka gabuar adresën e personit, që ka menduar ta frikësojë”. Ajo ka paralajmëruar se do ta padisë për kërcënim Prindon Sadriun.

Ndërsa deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Dorsa Kica-Xhelili i quajti këto deklarata shpifje.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>