Greqia shtyn deri në 31 gusht ndalimin e fluturimeve për shtetasit jashtë Bashkimit Europian.
Vendimi vjen pas rritjes së numrave të të infektuarve në disa vende, sipas zyrtarëve grekë.
Autoriteti i Aviacionit Civil në Greqi ka njoftuar kategoritë që bëjnë përjashtim nga ky ndalim:
–Shtetasit e BE-së dhe bashkëshortët, bashkëjetuesit apo fëmijët e tyre të mitur
–Stafi mjeksor dhe profesionistë të fushës së shëndetësisë
–Rezidentët afatgjatë në BE dhe shtetas të vendeve të treta që kanë leje qëndrimi në zonën shengen
–Anëtarët e misioneve qeveritare dhe diplomatike
–Personeli ushtarak dhe i sigurisë bashkë me stafin e Sekretarit të Përgjithshëm për Mbrojtjen Civile
–Personat e punësuar në fushën e transportit, përfshirë ekuipazhet e avionëve, detarët, zjarrfikësit e personelit të fluturimit me qira dhe ekuipazhet.
–Drejtuesit e kamionëve që transportojnë mallra dhe personeli i tyre i nevojshëm
–Studentët, pasagjerët transit, punëtorët sezonalë, personat me aftësi të kufizuara dhe kujdestarët e moshuar.