
Dexamethasone, ilaçi që shpëton pacientët e sëmurë me koronavirus, përdoret edhe në Spitalin Infektiv.
“Bari i Dexamethasone është përdorur në shërbimin infektiv dhe vijon të përdoret tek pacientët me vështirësi në frymëmarrje”, tha Shefja e shërbimit Najada Como.
Trajtimi i pacientëve me Dexamethasone u pranua edhe nga Organizata Botërore e Shëndetit.
“OBSh do të koordinojë të gjitha analizat e të dhënave, me qëllim që të kemi një panoramë të rezultateve të saj”, tha OBSh në deklaratë për shtyp.