
Punonjës të zjarrfikëses dezinfektuan mesditën e së premtes pallatin ku banonte 85-vjeçarja që vdiq një natë më parë në spitalin infektiv të Tiranës.
E moshuara jetonte në një pallat pranë Fakultetit Filologjik dhe vuante nga disa sëmundje kronike.
Ajo u dërgua në spital paditen e së enjtes dhe sipas autoriteteve u diagnostikua me Covid-19 pak përpara se të pësonte ndërlikime fatale për jetën.
Në Shqipëri janë diagnostikuar 186 persona të infektuar, prej të cilëve 31 janë shëruar dhe 8 kanë vdekur.

