
Sot u gjend i vdekur në banesën e tij Ardian Kallami, 47 vjeç nga fshati Barbullush i Shkodrës. Familjarët e 47 vjeçarit pretendojë se ai ka kryer vetëvrasje si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj tij nga policia, në komisiariat, dy ditë më parë.
Në një deklaratë për median, i vëllai i viktimës shprehet se: “Është arrestuar nga polica pa pasur faj, ditën e shtunë. Faj i gjithë rëndon mbi punonjësit e policisë, të cilët e kanë rrahur.”
Sipas BallkanWeb, Ardian Kallami e ka regjistruar vetë marrjen në pyetje nga policia, e cila e kishte akuzuar për një vjedhje. Po sipas BallkanWeb, kjo video zgjat për 17 minuta dhe në të dëgjohet viktima të shprehet se “pse më rrihni se nuk jam unë autori i vjedhjes”.
Mësohet se Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshmë bazuar në akuzat e familjarëve dhe videos së regjistruar nga viktima ka filluar hetimin për ngjarjen.