Dhunimi i gruas nga burri në Qeparo ishte më shumë se dhunë në familje

Nga Exit News
Dhunimi i gruas nga burri në Qeparo ishte më shumë se dhunë në familje

Mediat raportuan dy ditë më parë për një rast të dhunës së familjes në një hotel pushimi në Qeparo. Policia lëshoi një njoftim të shkurtër rutinë për arresitmin e një 47 vjecari të quajtur Gent Dyrmishi nën akuzën e “dhunës në familje”.

Dhuna në familje është rritur ndjeshëm vitet e fundit, me qindra raste të përndjekjes, dhunimit dhe madje vrasjes së grave nga burrat e tyre, por shoqëria dhe drejtësia u qaset këtyre krimeve me indiferentizmin rutinë.

E lënduara e rastit të së dielës së shkuar është rrahur barbarisht, ka pësuar dëmtime të rënda fizike dhe është traumatizuar psikologjikisht, saqë vazhdon të trajtohet në spital.

Por askush nuk ka folur apo shkruar më për të—ka filluar procesi i zakonshëm i harresës dhe indiferentizmit rutin.

Exit News ka parë kallzimin penal të së lënduarës dhe ka folur shkurtimisht me gruan viktimë, e cila është shprehur për një histori të përsëritur dhune të cilën ajo e përshkruan “dhunë sadiste pa shkak.”

Rasti i të dielës ka qenë një pëshkallëzim i rrezikshëm i dhunës, të cilën burri i saj e ka ushtruar në bashkëpunim me dy prindërit e tij dhe në prani të fëmijës rreth 2 vjeçare.

Në kallzimin e saj në polici, e lënduara pohon se ka patur një “përpjekje aktive për ta vrarë”—i shoqi ka tentuar ta mbysë duke i shtrënguar fytin me duar për shumë sekonda.

Çifti, i cili banon në Londër, ka qenë me pushime në Qeparo, së bashku me djalin e mitur dy vjeçar, prindërit e bashkëshortit dhe fëmijën adoleshent të bashkëshortit nga një martesë e mëparshme.

Të dielën në mbrëmje, rreth orës 23:00, gruaja është larguar disa minuta nga dhoma e hotelit  për të mbledhur lodrat dhe peshqiret e lënë nga fëmijët në çadrën në plazh, duke e lënë fëmijën dy vjeçar në apartamentin, ku ndodhej edhe bashkëshorti.

Mbasi është kthyer në dhomë i shoqi ka filluar ta godasë. Gruaja ka mundur të dalë në ballkon dhe ka ulëritur për ndihmë, por i shoqi e ka tërhequr brenda dhe ka vazhduar ta godasë egërsisht më shqelma dhe grushte.

Viktima pohon se në rrahje janë bashkuar edhe prindërit e bashkëshortit, duke e bërë edhe më të egër këtë dhunë kriminale. Ajo pohon gjithashtu se fëmija dy vjeçare që ka qenë pranë është prekur nga dhuna që ushtrohej ndaj të ëmës.

Ulërimat e gruas kanë alarmuar fqinjët të cilët kanë lajmëruar policinë dhe i kanë ardhur në ndihmë gruas duke e shpëtuar nga rrahja e familjarëve.

Në ndihmë ka ardhur edhe policia e cila ka arrestuar bashkëshortin dhe ka dërguar në spital gruan e dëmtuar dhe fëmijën dy vjeçar të traumatizuar.

Gruaja ka bërë kallëzim penal ndaj bashkëshortit dhe çështja po hetohet. Drejtësia duhet të japë dënimin e saj, por edhe shoqëria duhet të dënojë: një shoqëri ku gratë dhunohen është jo vetëm shoqëri mizore por edhe pa të ardhme.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>