Dhunohet një fëmijë në një kopësht në Durrës

Nga Exit News
Dhunohet një fëmijë në një kopësht në Durrës

Një fëmijë 18 muajsh mësohet se është dhunuar nga një edukatore dhe pronari i kopështit privat ku ajo shkonte.

Nëna e fëmijës ka denoncuar në polici pronarin e kopshtit. Në një intervistë për Neës 24, gjyshja e fëmijësa pohoi:

“Që të shtunën ka ndodhur, dita e dytë në çerdhe. Kishte shenja në fyt, në shpinë. Në kopsht janë dy edukatore dhe pastruesja. Vajza trembet natën”

Mbas ekspertizës mjeko ligjore rezultoi se fëmija ishte dhunuar në kopësht.

Ndërkohë pronari i kopshtit ka dekalruar se nuk e ka dhunuar fëmijën duke theksuar se ka pushuar nga puna edukatoren që e ka dhunuar.

Akuzave se ka korruptuar nënën e fëmijës për të tërhequr denoncimin, ai ju përgjigj:

“Nuk është e vërtetë që kam dashur ta korruptoj. Më tha nëna që; do shkoj që ta çoj vajzën të hënën tek privati që t’i bëj grafi. Dhe unë i thash; meqë është privat, na 50 mijë lekë e bëja nga unë vajzës, për t’i hequr shpenzimet mjekësore. Por nuk i mori.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>