Dhurata e Vuçiç për Komisionerin Várhelyi nxit pakënaqësi mes shqiptarëve

Nga Exit News
Dhurata e Vuçiç për Komisionerin Várhelyi nxit pakënaqësi mes shqiptarëve

Një foto e Komisionerit për Zgjerim të Oliver Várhelyi dhe Presidentit serb Aleksandar Vuçiç para dialogut me Kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti ka ngjallur pakënaqësi midis shqiptarëve.

Shkak për këtë u bë një dhuratë e Vuçiç për Komisionerin që paraqitet në foto – një libër me titull “Trashëgimia e Krishterë e Kosovës dhe Metohisë: Zona historike dhe shpirtërore e popullit serb”.

Qëllimi i Kosovës në rifillimin e dialogut të lehtësuar nga BE është njohja nga Serbia. Libri përjetëson një nga mitet kryesore serbe që përshkruajnë Kosovën si qendrën e nacionalizmit, kulturës dhe trashëgimisë serbe, e cila në këtë rast shihet në kundërshtim me frymën e dialogut.

Emërtimi “Kosovë dhe Metohi” është emri që përdor Serbie për Kosovën dhe kjo gjë ka qënë pjesë e mosmarrëveshjeve për një kohë të gjatë midis dy vendeve.

Dhurata nxiti reagimin e Ministres së Jashtme të Kosovës Meliza Haradinaj, i cili e quajti atë një “skandal diplomatik”, “provokim” dhe tha që përmbajtja e librit është “shoviniste”.

“Është një skandal diplomatik dhe më shumë sesa një provokim dhe paragjykim që Oliver Várhelyi takon Aleksandat Vučič me qëllim ekspozimin e librave shovinist, një derivat i projeksioneve të spastrimit etnik dhe pretendimeve territoriale drejt një vendi sovran dhe të pavarur.

Këto projeksione kanë vdekur – ashtu si regjimi gjenocidial i Millosheviçit. Kjo duhet të jetë e qartë në çdo tryezë diskutimi dhe çdo përfaqësim: Republika e Kosovës është një dhe e patjetërsueshme. Kosova e pavarur e 17 shkurtit 2018 është e paprekshme, “shkruan në Twitter Haradinaj.

Liderët e Kosovës dhe të Serbisë mbajtën takimin e parë fizikisht në Bruksel të enjten, katër ditë pasi dialogu rifilloi përmes video-konferencës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>