Dialogu Serbi-Kosovë nuk do të përqendrohet në çështje teknike

Nga Exit News
Dialogu Serbi-Kosovë nuk do të përqendrohet në çështje teknike

Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë nuk do të përqendrohet në çështje të pazgjidhura teknike, njoftoi Zëvendës Kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.

“Ne nuk do të fillojmë me një dialog teknik,” i tha Bislimi, Komitetit Parlamentar të Punëve të Jashtme gjatë raportit të tij të mërkurën, pas një vizite në Bruksel nga Kryeministri Albin Kurti.

Kosova dhe Serbia tashmë kanë pasur disa raunde bisedimesh për çështje teknike në dialogun e lehtësuar nga Brukseli.

Rinisja e dialogut është planifikuar për në qershor, pas një pauze të gjatë, me një takim të parë midis Kurtit dhe Presidentit Aleksandar Vuçiç në Bruksel.

Bislimi u tha deputetëve se  qeveria ka disa parime për çështjen e dialogut.

“Ne nuk do të negociojmë përsëri marrëveshjet. Ne nuk do të negocionim punët e brendshme. Sovraniteti territorial nuk mund të diskutohet. Nuk do të ketë një marrëveshje me Serbinë që nuk përfshin njohjen dhe njohjen nga pesë vendet e BE, si dhe një garanci për anëtarësimin në Kombet e Bashkuara”, shpjegoi ai.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>