Lëvizja Diaspora për Shqipërinë e Lirë i ka kërkuar Gjykatës Europiane të Auditorëve të vlerësojë menaxhimin e fondeve të BE-së në Shqipëri.
Përmes një letre drejtuar gjykatës, Diaspora përcolli shqetësimet rreth menaxhimit të fondeve të BE-së në Shqipëri dhe mungesën e transparencës së shpërndarjes së tyre.
Gjykata është një institucion i pavarur europian, i cili ndër të tjera vlerëson efektivitetin e projekteve të BE-së në Ballkanin Perëndimor.
Problemet me korrupsionin dhe mënyrën e funksionimit të institucioneve publike, janë disa nga shkaqet që pengojnë procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, thotë Diaspora.
Ata kanë përmendur në shkresë edhe përgjimet e grupit mafioz Ndragheta.
“Diaspora ngulmon fort në rritjen e transparencës së institucioneve publike, atyre politikbërëse dhe vendimmarrëse, të cilat paguhen nga taksapaguesit shqiptarë dhe ato të vendeve të BE-së”, shkruan lëvizja.