Digjet një makinë në Fushë-Krujë dhe arrestohen 5 persona

Nga Exit News
Digjet një makinë në Fushë-Krujë dhe arrestohen 5 persona

Një makinë u dogj dhe 5 persona u arrestuan në 24 orët e fundit në vend. Policia njoftoi se:

Një makinë u dogj në Fushë-Krujë, të dielën në orën 22:30. Shkaqet e ngjarjes ende nuk nuk dihen. Policia ka shoqëruar 6 persona në komisariat.

Një grua,. 58 vjeç u përplas nga një makinë në Lushnje, teksa po kalonte rrugën. E plagosura ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit u arrestua.

Policia e Durrësit ka arrestuar një shtetas turk, M. Y., 31 vjeç, për kalim kufiri me dokumenta fallso.

Policia e Durrësit ka arrestuar 3 persona për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Personat e arrestuar janë Z. Gj., 48 vjeç, banues në Shijak, B. S., 48 vjeç, banues në Sukth, M. B., 47 vjeç, banues në Tiranë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>