Sot, dita e katërt e procesit të shkarkimit të presidentit Trump, filloi paraqitja e argumentave të ekipit mbrojtës të presidentit. Tre ditët e para akuza paraqiti argumentat e saj para senatit.
Për 21 orë, 7 kongresmenët demokratë, nën drejtimin e Adam Schiff, kryetar i Komisionit të Inteligjencës së Dhomës së Ulët kanë paraqitur akuzat për shkarkimin e Presidentit.
Presidenti Trump akuzohet se ka bllokuar dhënien e ndihmës ushtarake për Ukrainën, për të detyruar qeverin ukrainase të hetonte Hunter Biden, djalin e kandidatit për President Joe Biden.
Hunter Biden ka shërbyer në bordin e kompanisë ukrainase “Burisima” gjatë kohës që i jati ishte ngarkuar me ndjekjen e zhvillimeve në Ukrain nga Presidenti Obama.
Presidenti akuzohet, gjithashtu se ka penguar punonjësit e tij të dëshmojë në Kongres duke penguar punën e Kongresit.
Për shkarkimin e Presidentit Trump nevojiten dy të tretat e Senatit. Por duke qënë se Republikanët kanë shumicën në Senat, Presidenti Trump ka pak gjasa të shkarkohet. Nëse ndodh që Trump të shkarkohet ai do të largohet nga detyra dhe zëvendëspresidenti Mike Pence do të betohet si presidenti i ri i SHBA-ve.
Punimet mund t’i ndiqni drejtpërdrejt në këtë lidhje.