Me 969 të vdekur në 24 orë, Italia shënoi të premten ditën më tragjike që kur është prekur nga epidemia e koronavirusit.
Numri total i vdekjeve tashmë është 9 134 ose 10,6% e 86 498 të sëmurëve me Covid-19.
Lombardia mbetet rajoni më i prekur me 37 298 të infektuar, prej të cilëve 5 402 kanë vdekur.
Më pas vijnë Emilia Romagnia me 11 588 të infektuar e 1 267 viktima dhe Piemonte me 7 092 të infektuar dhe 569 viktima.
Nga numri total i viktimave në Itali, 46 kanë qenë mjekë ndërkohë që në 6 205 punonjës të mjekësisë janë infektuar.
Në 176 vende të botës janë infektuar në total 553 244 persona, prej të cilëve 25 115 kanë vdekur.