
Prezenca e OSBE-së i kërkoi qeverisë të heqë shpifjen nga Kodi Penal, si dhe rekomanduam vetërregull të medias.
Në një postim në faqen e Facebook, OSBE shkruan:
“Shpifja të hiqet plotësisht nga Kodi Penal. Ne nxitim vetërregullimin e medias si një alternativë më e mirë krahasuar me rregullimin nga ana e qeverisë.”
Në Ditën Ndërkombëtare të Medias, OSBE pohoi se duhet të shmanget përqëndrimi në disa duar i medias, si dhe kërkoi nga ana e qeverisë përmbushjen e rekomandimeve të saj.