Djali i George Soros takon Presidentin Meta

Nga Redaksia
Djali i George Soros takon Presidentin Meta

Djali i George Soros, Alex, ka zhvilluar takim me Presidentin Ilir Meta, në zyrën e këtij të fundit.

Takimi është raportuar fillimisht nga burime mediatike pranë Fondacionit Soros në Tiranë dhe vjen disa muaj pas sulmeve publike që Zoti Meta adresoi ndaj Zotit Soros. Në takimin e zhvilluar Zoti Alex Soros thuhet se shoqërohej nga Andi Dobrushi, Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit në Tiranë,

Pak minuta pas raportimit gjithçka u konfirmua nga zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi, i cili tha:

“Presidenti Meta i njohu me shqetësimet e tij, të bëra edhe publike, për përpjekjet e qeverisë për kapjen e institucioneve të drejtësisë, e sidomos të Gjykatës Kushtetuese, për përkeqësimin e lirisë së medias, si dhe për domosdoshmërinë e gjallërimit të shoqërisë civile në mbrojtje të vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut.”

Pas zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, Presidenti Meta e akuzoi familjen Soros për komplot kundër demokracisë duke nënkuptuar lidhjet e Kryeministrit Rama me George Soros.

konferencë për shtyp ai e përmendi atë me emër dhe kujtoi një këshillë të homologut hungarez Viktor Orbán, i cili i kishte thënë se “duhet patur kujdes pasi shpesh Soros komploton kundër demokracisë”.

Soros është akuzuar shpesh për ndikime në politikën shqiptare dhe është lakuar si përkrahës i ndarjes së Kosovës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>