Djokoviç dhuron 1 milionë euro për respiratorë dhe pajisje mjekësore në Serbi

Nga Exit News
Djokoviç dhuron 1 milionë euro për respiratorë dhe pajisje mjekësore në Serbi

Tenisti serb Novak Djokoviç deklaroi të premten se do të dhurojë 1 milionë euro për të ndihmuar Serbinë për blerje respiratorësh dhe pajisje të tjera të nevojshme për të luftuar koronavirusin.

Djokoviç e shprehu kontributin e tij përmes një videodeklarate nga Marabella në Spanjë, atje ku është ngujuar bashkë me familjen.

 “Ky është kontributi ynë [si familje] për të ndihmuar në blerjen e respiratorëve që shpëtojnë jetë dhe pajisjeve të tjera që u duhen mjekëve”.

Serbi 32-vjeçar, jeton në Monaco, por në Spanjë kishte udhëtuar me familjen për pushime. Ai falenderoi Kinën për mbështetjen që i ka bërë Serbisë me mjekë dhe disa dërgesa me materiale mjekësore.

Në Serbi i infektuari i parë me koronavirus u diagnostikua më 6 mars. Deri më sot janë 528 të infektuar, prej të cilëve 42 janë shëruar dhe 8 kanë vdekur.

Djokovic është ndër sportistët më të njohur serb dhe aktualisht i pari në botë në ranglistën e Federatës Ndërkombëtare të Tenisit për Meshkuj (ATP). Ai dhe bashkëshortja, Jelena, drejtojnë edhe një fondacion bamirës.

Për shkak të pandemisë së koronavirusit, aktivitetet e tenisit janë ndërprerë deri më 7 qershor. Turne të njohur si French Open apo Italian Open janë shtyrë, ndërsa aktualisht po diskutohet të bëhet e njëjta gjë edhe me Wimbledonin.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>