
Dogana e Kapshticës do jetë e mbyllur deri më 3 korrik për shkak të situatës së koronavirusit. Njoftimin e dha dogana shqiptare pas komunikimit me palën greke.
Nga kjo pikë kalimi do të lejohet vetëm hyrja për në Shqipëri nga ora 06:00 deri në orën 22:00, vetëm për punëtorët sezonal me leje pune dhe mjetet e tonazhit të rëndë (kamiona mallrash). Lejohen deri në 400 persona në ditë.
Mjetet si autobusa, taksi, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojnë.
Greqia hapi kufijtë ajror për shqiptarët duke filluar nga 24 qershori. Qytetarët duhet të paraqesin një test Covid-19, një test serologjik dhe certifikatën e vaksinimit. Vaksinat që njihen në Greqi janë Astra Zeneca, Pfizer, Sinovac, Johnson&Johnson.