Dokumenti i brendshëm i BE-së: Të hapen bisedimet njëkohësisht për Shqipërinë dhe RMV

Nga Exit News
Dokumenti i brendshëm i BE-së: Të hapen bisedimet njëkohësisht për Shqipërinë dhe RMV

Zyrtarët e BE-së dhe vendet evropiane, përfshirë Gjermaninë janë kundra idesë së ndarjes së Shqipërisë me Maqedoninë e Veriut për nisjen e bisedimeve me BE-në. Ata mbështesin idenë e hapjes së bisedimeve në qershor 2021. Sipas Politico.eu:

Një dokument diskutimi i shërbimit diplomatik i BE-së, i cili po qarkullon përpara një takimit të ministrave të jashtëm të BE, më 10 maj, ku do të diskutohet Ballkani Perëndimor, paralajmëron se “vendet në rajon po përjetojnë një ndjenjë zhgënjimi të thellë në procesin e zgjerimit” dhe një  “perceptimi se furnizimi me vaksina COVID-19  u bë me vonesë nga BE, ka ushqyer më tej narrativën e zhgënjimit” .

“E ashtuquajtura jo-letër, e parë nga POLITICO, thotë se “një prani e fortë e BE-së është mënyra më e mirë për të parandaluar largimin e Ballkanit Perëndimor”.

Ndarja e dy vendeve, e njoftuar nga Komisioneri i Zgjerimit Olivér Várhelyi, nuk ka gjetur mbështetje, pasi zyrtarët e BE-së vlerësojnë se Maqedonia e Veriut ka bërë më shumë përparim drejt standardeve të BE -së sesa Shqipëria.

Qeveritë e BE-së i dhanë të dy vendeve dritën jeshile për bisedime më shumë se një vit më parë por i thanë Shqipërisë se duhej të ndërmerrte reforma më demokratike përpara se të fillonin negociatat.

Që nga nëntori i kaluar, Bullgaria ka bllokuar fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut si pjesë e një mosmarrëveshje për gjuhën dhe historinë.

Ndarja e të vendeve

Várhelyi, komisioneri i Zgjerimit, hodhi idenë e “shkëputjes” së dy vendeve në procesin e anëtarësimit në fillim të kësaj jave në një komentet për televizionin Euronews. Kjo nxiti një reagim të shpejtë nga zyrtarët e tjerë të BE-së, të cilët këmbëngulën se ishte e paqartë dhe e paqëndrueshme dhe se nuk kishte asnjë plan lidhur me këtë deklaratë.

Për t’u bërë realitet, ndarja e dy vendeve duhet të miratohet nga të gjitha vendet anëtare të BE-së. Të premten, Ministri i Evropës i Gjermanisë Michael Roth e bëri të qartë se Berlini nuk ndan të njëjtin mendim me Várhelyi, duke thënë se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të fillojnë bisedimet në qershor.

“Të dy vendet kanë kryer reformat e kërkuara – tani BE duhet të japë gjithashtu. Vonesa e mëtejshme minon besueshmërinë e BE dhe stabilitetin në rajon, ”shkroi ai në Twitter, së bashku me një videoklip të Várhelyi që përcakton qëndrimin e tij.

Ministri i Jashtëm Sllovak Ivan Korçok deklaroi se “politika e besueshme të zgjerimit të BE-së” duhet të ketë të bëjë me braktisjen e “vetos në Këshill” – një referencë e qartë për bllokadën Bullgare.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut gjithashtu e bëri të qartë se nuk ishte i impresionuar me lëvizjen e komisionerit. “Vendi im ka përmbushur të gjitha kushtet e vendosura, në përputhje me vlerat evropiane, siç është konfirmuar vazhdimisht nga vetë Komisioni,” tha Zëvendës Kryeministri Nikola Dimitrov.

“Rasti i Maqedonisë së Veriut është një provë e besueshmërisë për BE-në në Ballkanin Perëndimor,” shtoi ai. “A do t’i mbajë BE premtimet e saj?”, vazhdoi Zaev.

Sidoqoftë, Várhelyi duket se po i qëndron qëndrimit të tij. Në një konferencë për shtyp të premten, zëdhënësja e komisionerit, Ana Pisonero, përsëriti pikëpamjen e tij se shkëputja mund të ishte një mundësi.

“Është e vërtetë që ai theksoi se, natyrisht, nëse nuk do të kishte një marrëveshje në rastin e Maqedonisë së Veriut, kjo mund të jetë diçka që mund të duhet të merret në konsideratë”, tha ajo, ndërsa vuri në dukje se vendimi ishte “plotësisht në duar të vendeve anëtare në Këshillin e BE-së”.

 

Artikulli u shkrua nga Hans von der Burchard dhe Andrew Grey për Politico.eu/ Përshtati Exit.al

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>