Dorëhiqet gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës Brunilda Kasmi

Dorëhiqet gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës Brunilda Kasmi

Brunilda Kasmi, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Tiranë, dha sot dorëheqjen. Nuk dihet ende shkaku i dorëheqjes, por lajmi është konfirmuar nga burime për gazetën Panorama nga presidenca.

Brunilda Kasmi do të kalonte së shpejti në procesin e vetingut pasi ishte pjesë e listës prioritare, duke qenë se kandidonte për të qenë pjesë e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ).

Në vitin 2016, Brunilda Kasmi u përfshi nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) në listën e zyrtarëve të lartë që kishin bërë deklarim të rremë të pasurisë. ILDKPKI madje regjistroi në prokurori hetim për “mosdeklarim dhe fshehje të pasurisë”.

Brunilda Kasmi është e gjashta gjyqtare që dorëhiqet nga detyra përpara se të kalojë në procesin e vetingut. Pesë gjyqtarët e tjerë janë:

1.Mirela Fana – anëtare e Gjykatës së Lartë, kryetare e KED;

2.Ilir Pashaj – gjyqtar në Elbasan;

3.Drita Velaj – gjyqtare në Kukës;

4.Besnik Imeraj – anëtar i Gjykatës Kushtetuese;

5.Ilir Çeliku – gjyqtar në Gjykatën e Apelit Vlorë.

Ndërkohë, për më shumë për anëtarët e sistemit të drejtësisë të larguar që pas miratimit të reformës në drejtësi mund të lexoni këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>