Kryeministri i Italisë Giuseppe Conte u dorëhoq të martën.
Tani i takon presidentit të Italisë Mattarella të nisë bisedimet me grupet parlamentare për të zgjedhur një kryeministër teknik, për të riemëruar Conten ose për të vendosur të datën e zgjedhjeve të reja parlamentare.
Sipas mediave italiane, kryetarët e partive M5 (5 Stelle), të PD-së dhe të partisë së majtë ‘Të lirë dhe të barabartë’, LeU e shprehën mbështetjen e tyre për kryeministrin Conte, në mbledhjen e Kuvendit, të martën.C
Conte u detyrua të dorëhiqej pas humbjes së shumicës së votave në parlament dhe krizës së qeveri. Kriza në qeveria u shkaktua pas dorëheqjes së dy ministreve të partisë së koalicionit ‘Italia Viva’, dy javë më parë.
Dorëheqja e Contes do të ndalojë miratimin e paketës së rimëkëmbejs ekonomike nga pandemia.