Policët e EULEX-it kanë ushtruar kontroll, të premten, në zyrat e veteranëve të UÇK-së, një ditë pas arrestimit të Salih Mustafës për krime lufte.
Media kosovare ka shkruar se pritet të ketë dhe arrestime të tjera për të njëjtën çështje.
Në 24 shtator, EULEX arrestoi Salih Mustafën, ish-shef i inteligjencës së FSK-së dhe ish-eprorin e UÇK-së, për krime ndaj njerëzimit gjatë luftës Kosovë-Serbi.
Sipas njoftimit zyrtar të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Mustafa u arrestua dhe do të dërgohet në ambjentet e “paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë dhe do të dalë para gjykatësit të procedurës paraprake pa vonesë të papërligjur”.
Mustafa akuzohet për ndalim arbitrar, trajtimin mizor, torturë të të paktën 6 personave, dhe vrasjen e njërit prej tyre, në periudhën midis 1 prillit dhe 19 prillit 1999, në Zllash, të Kosovës.