![faf bc bfab Drejtori i CIA-s u takua me udhëheqësin taleban në Afganistan të hënën](https://exit.al/wp-content/uploads/2021/08/984f75af-0952-4682-bc81-8b157f5a0b05.jpeg)
Presidenti amerikan Joe Biden dërgoi drejtorin e CIA -s William Burns për t’u takuar me udhëheqësin talebanë Abdul Ghani Baradar në Kabul të hënën në takimin zyrtar të nivelit më të lartë që kur grupi militant pushtoi kryeqytetin afgan, i tha Reuters të martën një zyrtar amerikan dhe një burim i njohur me aktivitetet qeveritare.
Administrata e Biden po përpiqet të evakuuojë qytetarët amerikanë dhe aleatët afganë mes kaosit në aeroportin e Kabulit para 31 gushtit që është edhe afati i tyre i fundit për t’u tërhequr nga Afganistani.
Biden javën e kaluar tha se trupat amerikane mund të qëndrojnë në Afganistan pas afatit të tij të 31 gushtit për të evakuuar amerikanët.
Megjithatë, zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid tha të martën se grupi nuk kishte rënë dakord të zgjasë afatin për evakuim dhe ata donin që të gjitha evakuimet e shtetasve të huaj të përfundonin deri më 31 gusht.