Drejtori i Zyrës për Kosovën, Gjuriç: Deklaratat e Hotit, provokuese

Nga Exit News
Drejtori i Zyrës për Kosovën, Gjuriç: Deklaratat e Hotit, provokuese

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, pohoi të premten se deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti lidhur me pjesmarrjen e Kosovës dhe Serbisë në Uashington “si dy shtete të pavarura”, janë “provokuese”, duke i cilësuar si “përpjekje e ulët për të krijuar një klimë të keqe politike, dhe për të parandaluar arritjen e çfarëdo marrëveshjeje”.

Gjuriç ka thënë përmes një deklarate se Hoti në këtë mënyrë “ka nënvlerësuar organizatorët e takimit në Uashington”.

Ai pohoi se pavarësisht qëndrimit zyrtar të Shteteve të Bashkuara për “pavarësinë e vetëshpallur të Kosovës, ata me siguri janë të vetëdijshme se ky territor de fakto dhe de jure është larg pavarësisë së vërtetë”.

Reagimi i Gjuriç erdhi pas njoftimit të kryeministrit Hoti ku konfirmoi pjesëmarrjen në takimin me Serbinë në Uashington në 2 shtator.

Lajmin për takimin mes zyrtarëve të dy vendeve e bëri publik pak orë më parë Riçard Grenelli, i dërguari i Presidentit amerikan Donald Tramp.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>