Drejtuesi politik i talebanëve kthehet në Afganistan pas 20 viteve

Nga Exit News
Drejtuesi politik i talebanëve kthehet në Afganistan pas 20 viteve

Drejtuesi politik i talebanëve, dhe bashkëthemeluesi i lëvizjes së tyre Abdul Ghani Baradar mbërriti në Afganistan të martën për herë të parë pas 20 viteve, sipas një zëdhënësi talebanë.

Është ende e paqartë se kush do të udhëheqë Emiratin e ri Islamik të Afganistanit si president, por Baradar shihet gjerësisht si fytyra publike e lëvizjes talebane.

Mbërritja e tij në Kandahar erdhi pasi zëdhënësi Zabihullah Mujahid mbajti konferencën e parë për shtyp të talebanëve që nga pushtimi i Kabulit.

Udhëheqësi misterioz shpirtëror i grupit, Mullah Haibatullah Akhundzada, ende nuk është shfaqur.

Baradar është kreu i zyrës politike të talebanëve dhe një nga negociatorët kryesorë në bisedimet e dështuara të paqes afgane, sipas Reuters.

Ai ishte një nga katër themeluesit e talebanëve në 1994 dhe shërbeu në pozicione të ndryshme drejtuese nga viti 1996 deri në 2001. Pas pushtimit amerikan të Afganistanit dhe rënies së talebanëve, ai iku në Pakistan, sipas Al Jazeera.

Baradar u kap nga forcat pakistaneze në Karaçi në vitin 2010. Ai u lirua nga burgu në vitin 2018 me kërkesë të të dërguarit amerikan Zalmay Khalilzad në mënyrë që të mund të ndihmonte në udhëheqjen e negociatave të paqes, raporton The Guardian.

Lirimi i Baradarit nga burgu ishte menduar si një gjest i vullnetit të mirë për t’i bërë talebanët të vijnë në tryezën e negociatave, sipas NPR.

Baradar u bë udhëheqësi i talibanëve të rangut më të lartë për të adresuar fitoren e grupit të dielën, duke kërkuar përulësi pas rënies së papritur të qeverisë afgane dhe duke u zotuar se tani “do t’i shërbejë dhe sigurojë njerëzit tanë”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>