Drejtuesit e BE-së dhe të Ballkanit Perëdimor do të takohen me 16 shkurt në Bruksel

Drejtuesit e BE-së dhe të Ballkanit Perëdimor do të takohen me 16 shkurt në Bruksel

Më 16 shkurt, një ditë përpara zhvillimi të Konferencës të Donatorëve për rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit të nëntorit, kryeministrat e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor do të takohen me drejtuesit e BE-së, Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel.

Ky takim informal ndërmjet drejtuesve të Ballkanit perëndimor dhe drejtuesve të BE-së u lajmërua më 7 shkurt nga Komisioni Evropian. Deri më tani temat e diskutimit nuk janë bërë publike.

Kujtojmë se Konferenca e Donatorëve është një nismë e presidentit francez Macron për të ndihmuar qeverinë shqiptare në mbledhjen e fondeve dhe ndihmave të tjera për të përballuar procesin e rindërtimit. Këtë nismë e mbështeti dhe Këshilli Europian.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>