
Dritan Leli ka refuzuar të bëhet pjesë e listës së Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit.
Kryeministri Edi Rama e komentoi këtë duke thënë se është e vërtetë që ai e propozoi Lelin në Vlorë por “është zgjedhja e tij” për të mos pranuar.
“Në formimin e një skuadre ka dinamika të brendshme. Këtu nuk ka rëndësi fare se çfarë ka menduar njëri apo tjetri”, tha Rama të hënën teksa prezantoi kandidates e listës së PS.
Ai tha se PS në Vlorë do e realizojë objektivin e saj edhe pa Lelin.
“Me të, pa të skuadra jonë në Vlorë do realizojë objektivin bazë dhe do shkojë shumë afër objektivit maksimal që është plotësisht i mundur sipas meje, s’ka asnjë problem”, deklaroi Rama.